Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo është renditja zyrtare e listës së PD, qarku Durrës ku vihet re që emri i parë në listë është ai i drejtuesit politik Edi Paloka, i dyti renditet Agron Duka, në vend të tretë Merita Bakiu, përfaqesuese e elektoratit të Krujës.
Në vend të katërt renditet ish-deputeti Bylykbashi, ndërkohë që në listën e kandidatëve rikthehen respektivisht në vend të 5-të dhe të 7-të dy ish-deputetë, kryetari aktual i degës Ferdinand Xhaferraj dhe ish-kryetari i degës Igli Cara.
Në vend të 6-të renditet një tjetër femër, nga strukturat e Fushë-Krujës, Andia Ulliri. ndërsa në vend të 8-të renditet kreu i PD Shijak Rezeart Tusha.
Lisra vazhdon me kandidaten Manjola Luku në vend të 9-të dhe Florian Tahirin, nënkryetarin e bashkisë Durrës që dha dorëheqjen ditën e hënë, pasi do të përfshihet në garën për një vend në Kuvendin e ardhshëm duke përfaqësuar PDIU-në, si pjesë e koalicionit “Aleanca për ndryshim”.
Qarku Durrës
- Edi Paloka
- Agron Duka
- Merita Bakiu
- Oerd Bylykbashi
- Ferdinand Xhaferri
- Andia Ulliri
- Igli Cara
- Rezeart Tusha
- Manjola Luku
- Florian Tahiri
- Agim Baçi
- Blerina Reçi
- Selman Tema
- Erzen Laçi
- Resilda Kalia
- Aulon Kalaja
- Artion Barjamaj
- Arjeta Keçi
- Armand Brahimaj
- Ivo Jorgoni
- Edlira Devolli





