Është zbardhur marrëveshja që ka firmosur lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha me Lëvizjen Socialiste për Integrim për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen  në 6 Mars.

Në marrëveshjen e koalicionit theksohet se kandidatët e Sali Berishës në këto zgjedhje do të regjistrohen në KQZ nga kryetarja e LSi-së, Monika Kryemadhi.

Në dokument thuhet: “Sot më datë 31.1.2022, ne partitë politike të mëposhtme:

Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë.

Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë. Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama. Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime.

Po ashtu bëhet me dije se drejtuese e koalicionit është Partia Demokratike e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit.