Është zbardhur marrëveshja mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, përsa i përket Komisioneve Hetimore.
Mësohet se njëri nga Komisionet do të jetë për Sterilizimin dhe Check-Up-in, ndërsa Komisioni tjetër për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS. Komisioni Hetimor TIMS do të përbëhet nga 5 anëtarë. Kryetari dhe 6 anëtarë do të propozohen nga grupi i PD-së, ndërsa 6 anëtarë të tjerë, do propozohen nga Grupi i PS-së.
Pas pak çastesh pritet të organizohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.