Dy persona janë vrarë dje në Prishtinë. Mediat kosovare raportojnë se autori i dyshuar është një shtetas i Shqipërisë i identifikuar me inicialet L.l.
Nga burime brenda Policisë së Kosovës mësohet se vrasja e dy të rinjve nga Prishtina, ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin me shtetasin shqiptar, L.I..
“Eron Agaj dhe Arianit Gashi, që vdiqën nga plagët e marra nga sulmi me armë nga L.I, para kësaj tragjedie ishin shokë ndërmjet vete. Ata para disa ditësh kishin pasur një mosmarrëveshje, ku dy kosovarët e kishin rrahur shokun e tyre nga Shqipëria, tashmë dorasin. Ky i fundit duket se u hakmor”, kanë thënë këto burime të Gazetës Blic.
“Indeksonline”, ka publikuar foton me poshtë dhe shkruan se ky mund të jetë autori i dyshuar i vrasjeve.






