Edhe në qarkun e Elbasanit gjatë natës ka pasur reshje dëbore në lartësitë mbi 1000 metra.
Zonat malore të Elbasanit, Gramshit dhe Librazhdit këtë mëngjes janë zgjuar nën bardhësinë e dëborës.
Nuk raportohet të ketë probleme me rrugët, por gjatë natës temperaturat sërish shkojnë nën zero duke sjellë ngrica.
Në disa fshatra ka mungesë të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë. OSHEE bën me dije se po punohet për dëmet e shkaktuara nga moti i keq.





