Policia e Vlorës ka bërë me dije se është zbardhur ngjarja e djeshme, kur një makine i është vënë flaka.
Me anë të një njoftimi, sipas bluve të Vlorës, thuhet se mjetin në pronësi të shtetases A.K, e ka djegur djali i saj 23-vjeçari K.K., për motive të dobëta.
Policia Vlorë
Zbardhet ngjarja e ndodhur nē zonën e Skelës ku u dogj plotësisht një automjet.
Ditën e djeshme, në zonën e skelës, automjeti tip Renault Clio, në pronësi të shtetases A.K, u përfshi nga flakët dhe për pasojë u dogj plotësisht.
Menjëherë policia filloi hetimet në lidhje me rastin, ku nga hetimet dhe provat e grumbulluara, u bë zbulimi, identifikimi dhe kapja e autorit duke vendosur para përgjegjësisë penale shtetasin:
K.K., 23 vjeç, banues në Vlorë, i biri i shtetases A.K (pronares së mjetit).
Specialistët e hetimit të krimit kanë zbuluar se ky shtetas i ka vënë zjarrin mjetit të nënës së tij, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





