Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Lezhës për vrasjen e Genc Mëhillajt, i vrarë ekzaktësisht një vit më parë më 6 tetor 2016 në fshatin Mali i Jushit në Shkodër.

Dy të arrestuarit janë Lin Mujeci 38  vjeç dhe Kreshnik Mujeci 30 vjeç, si autorë të dyshuar të vrasjes. Operacioni i koduar “One Year”-(Një vit) për kapjen e tyre u zhvillua nga Policia e Lezhës në bashkëpunim me FNSH-në e Tiranës.

Dy vëllezërit Mujeci akuzohen për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Viktima Genc Mëhillaj u qëllua me plumb në kokë pas një sherri me 21-vjeçarin Jozef Mujeci. Ky i fundit është arrestuar nga policia disa ditë pas vrasjes.