Gjyqtarja Majlinda Andrea, 47 vjeçe, sapo ka mbushur tetë vjet nga mandati i saj i ushtrimit të funksionit të gjyqtarit në Gjykatën e Lartë.
Emërimi i saj në trupën gjyqësore të kësaj gjykate u dekretua më 8 korrik 2008 nga Presidenti i atëhershëm i Republikës, Bamir Topi.
Ajo përfundoi studimet për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1991 dhe nga viti 1992 deri në 2008 ka ushtruar funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe bashkëshorte e Odhise Andreas.


