Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e djeshme ku u plagos një 24-vjeçar. Policia sqaron se 24-vjeçari Isak Mehmedaj, është vetëplagosur në mënyrë aksidentale, dhe nuk ishte plagosur siç u raportua në fillim.
Më tej sqarohet se i riu në bashkëpunim me G. M., kanë fshehur vendin e ngjarjes, kanë inskenuar një variant ndryshe të ngjarjes, duke u përpjekur të ndryshojnë tërësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe kanë fshehur provat materiale.
Në përfundim të veprimeve hetimore, është arrestuar në flagrancë shtetasi Isak Mehmedaj 24 vjeç, banues në fshatin Mushan Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë dhe G. M., 20 vjeç, banues në fshatin Mushan, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.





