Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Mamurras, ku një person mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri.
Sipas raportimeve në media I plagosuri, Pjetër Marku, sapo ishte kthyer nga Anglia dhe është përfshirë në një konflikt të çastit me autorin e dyshuar, i cili tashmë është identifikuar nga policia.
Mësohet se konflikti ka nisur pasi i plagosuri i ka kërkuar autorit të lëvizte me kujdes dhe të mos xhironte gomat e automjetit.
Pas këtij momenti, autori dyshohet se ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar dy herë me pistoletë, ku një prej plumbave ka kapur në krah Pjetër Markun.





