Pas efektivëve te Policisë së Shtetit, edhe Agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore do t’i nënshtrohen testit të drogës.
Ky kriter përcaktohet në rregulloren e re të AMP të miratuar nga qeveria, e cila është botuar në fletoren zyrtare prej datës 2 shtator.
Ja çfarë shkruhet në rregullore:
“Punonjësi është përgjegjës për përdorim të lëndëve narkotike nëse: Mban lëndë narkotike në mënyrë të jashtëligjshme; Përdor lëndë narkotike; Refuzon t’i nënshtrohet testit të përdorimit të lëndëve narkotike”.
Ky institucion që tashmë drejtohet nga Ardi Veliu, sipas rregulles, stafit i kërkohet të jenë të kujdesshëm edhe në përdorimin e rrjeteve sociale duke treguar integritet përgjegjshmëri.
“Punonjësi i Agjencisë nuk duhet të japë leksione, të marrë pjesë në ndonjë diskutim publik, ose në ndonjë program televiziv apo radiofonik, të prononcohet apo botojë në median e shkruar, të bëjë postime në rrjete sociale, mbi çështje që lidhen me punën e Agjencisë, pa miratimin paraprak të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë. Punonjësit që autorizohen për paraqitjen në median vizive, duhet të jenë me veshje zyrtare”, thuhet në rregullore.