Dallëndyshe Bici ka refuzuar që të marrë mandatin e deputetit. Ajo i ka dërguar një shkresë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ku e njofton se nuk do të vijojë me procedurat ligjore për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të detyrës funksionale që ushtron aktualisht në institucion qendror. Ajo është Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës aktualisht.

Kuvendi njoftoi se Arben Ahmetajt iu dogj mandati pasi prej më shumë se 6 muajsh nuk ka marrë pjesë në punimet e Kuvendit. E radhës në listën e kandidatëve ishte Dallëndyshe Bici. Meqenëse ajo nuk pranoi, kandidati tjetër në listë tashmë është Plarent Ndreca. Juristi Ndreca siguroi në zgjedhjet e vitit 2021, 4008 vota.