Gert Shehu që goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha në protestë është person me probleme të shëndetit mendor.

Në skedën e tij mjekësore të siguruar nga Top Channel, përcaktohet se 31-vjeçari vuan nga një çregullim psikotik i papërcaktuar. Episodin e fundit e ka pasur më 10 gusht 2022 kur është paraqitur në urgjencën psikiatrike.

I riu është më origjinë nga Tepelena dhe banon në Tiranë. Aktualisht, ai ndodhet në Spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të shumta që mori pasi u dhunua rëndë nga protestuesit.