Pensionet për më shumë se 553 mijë pensionistë pritet që të rriten nga data 1 korrik e këtij viti.
TIRANE, 26 maj 2013- Qeveria, duke ndjekur shembullin e viteve të fundit, ka bërë gati projektvendimin i cili përcakton edhe rritjen e përfitimit për pensionet në fshat dhe në qytet. Ashtu sikurse është deklaruar më herët, përqindja e rritjes së pensioneve për fshatin do të jetë më e lartë se ajo për qytetin, në vijim të politikës së barazimit të pensioneve. Nga një korriku, projektvendimi që pritet të kalojë, parashikon që rritjen në masën 4 ta përfitojnë të gjitha pensionet e pleqërisë, pensionet familjare dhe të invaliditetit të qytetit, kurse rritjen në masën 5 për qind ta përfitojnë të gjitha pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjar në fshat.
RRITJA
Por sa do të jetë rritja reale në xhepat e çdo pensionisti? Pensioni minimal i qytetit aktualisht është 11 562 lekë dhe, shtuar këtu dhe subvencionet, shkon 13 712, ndërkohë që me rritjen e zbatuar nga qeveria pensioni minimal, përfshirë subvencionet, pritet të shkojë në 14 174 lekë. Pensioni maksimal për qytetin, shtuar këtu subvencionet, sot është 23 623 lekë dhe me shtesën prej 4 për qind të parashikuar pritet të shkojë në 24 547. Ky nivel pensioni ka të përfshirë edhe subvencionet që qeveria parashikon këtu për energjinë. Rritja prej 5 për qind pritet që të bëhet për pensionet e fshatit. Aktualisht pensioni bazë në fshat është 7841 lekë dhe, shtuar këtu dhe subvencionet që kapin vlerën 890 lekë, shkon 8 731 lekë. Nga 1 korriku, pensioni në fshat pa subvencionet llogaritet të shkojë 8233 lekë dhe, shtuar këtu dhe subvencionin, në total shkon 9123 lekë.
KATEGORITË
Rritje të pensionit pritet që të përfitojnë edhe kategori të tjera, që qeveria i trajton në mënyrë të ndarë. Kështu ushtarakët, pilotët fluturues, ishpunonjësit e Policisë, detarët apo punonjësit e ndërmarrjeve ushtarake që tashmë kanë dalë në pension, do të mund të marrin dhe ata shtesë në pension si pjesë e politikës së rritjes së këtij përftimi të aplikuar nga qeveria. Për këto kategori, masa e rritjes së pensionit parashikohet të jetë po 4 për qind, sa është edhe rritja për pensionet e qytetit.
SUBVENCIONET
Çdo vit, së bashku me pensionin, pensionistët marrin edhe disa subvencione që jepen për energjinë apo rritjen e çmimit të bukës. Ndër vite, këto subvencione janë dhënë në një masë të caktuar dhe pa ndryshime. E njëjta masë subvencioni pritet që të jepet edhe këtë vit, ku 150 lekë në muaj jepen si kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjesëtar të familjes që është në varësi ekonomike të pensionistit.
Të ardhurat e pensionit minimal të qytetit:
Ishte: 11562 (baza) + 2150 (subvencione)
= 13712 lekë
Bëhet: 12024 (baza)+ 2150 (subvencione)
= 14174 lekë
Të ardhurat maksimale për pensionin e plotë të qytetit:
Ishte: 23123 lekë(baza) + 500
(subvencion) = 23623 lekë
Bëhet: 24047 lekë + 500 (subvencion) =
24547 lekë
Të ardhurat e pensionit të plotë të fshatit:
Ishte: 7841 lekë (baza) + 890
(subvencion)= 8731 lekë
Bëhet: 8233 lekë (baza) +





