Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, priti më herët në një takim ambasadorët e akredituar në vendin tonë, atë të SHBA-ve, Donald Lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutitn.

Ka qenë vetë Xhafaj, i cili ka zbardhur detajet e takimit mes tij dhe ambasadorëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale Xhafaj ka bërë të ditur se së shpejt në Shqipëri do të vijnë ekspertët e FBI-së, të cilët do të vendosen në ministrinë e Brendshme.

"Një lajm i shumë pritur nga Ambasadori Amerikan: Shumë shpejt mbërrijnë në Tiranë ekspertët e FBI që do vendosen në MB. Faleminderit SHBA!", shkruan Xhafaj.