Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i kërkoi homologut të tij rus Vladimir Putin që të shpallë armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, tha këtë të diel zyra e tij raporton Sky News.
Në një deklaratë pas një telefonate që zgjati rreth 1 orë, presidenca turke tha se Erdogan i tha Putin-it se Turqia ishte e gatshme të kontribuonte në një zgjidhje paqësore të konfliktit. Ai i tha presidentit rus se një armëpushim do të lehtësonte shqetësimet për situatën humanitare.
“Presidenti Erdogan përsëriti thirrjen e tij “le ta hapim rrugën për paqen së bashku”. Erdogan theksoi rëndësinë e marrjes së hapave urgjente për arritjen e një armëpushimi, hapjen e korridoreve humanitare dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje”.
Dy liderët diskutuan gjithashtu për marrëdhëniet bilaterale.





