Tragjedia e ekipit brazilian të futbollit Chapecoense, është shkaktuar nga një pakujdesi. 1 vit e gjysmë nga aksidenti ajror në Medellin, ku humbën jetën 71 persona, hetuesit kolumbianë dolën në përfundimin se avioni i Chapecoense-s është nisur nga aeroporti me sasi minimale karburanti.
Kriminale këtë çështje e bën fakti se kompania ajrore ishte në dijeni të mungesë së karburantit, por gjithsesi vendosi ta nisë avionin, për të ulur kostot.
Avioni i ekipit brazilian u nis nga aeroporti i Bolivisë me gjysmën e sasisë së karburantit. Hetuesit deklaruan se mungonin 2300 litra benzinë. Sipas autoriteteve kolumbiane, edhe pilotët ishin në dijeni të situatës, duke u nisur me qëllim drejt një aventure vetëvrasëse.
Avioni i skuadrës braziliane u përplas në një kodër në Medellin. Ëndrra e Chapecoense-s për të fituar kupën e Amerikës së Jugut u ndërpre në mes, bashkë me të edhe jeta e lojtarëve dhe stafit drejtues.