Zbardhet udhëzimi i ministrisë së Shëndetësisë lidhur me masat higjieno-sanitare që do të zbatohen për hapjen e kinemave, të cilat kanë qëndruar të mbyllura për gati 7 muaj, që prej fillimit të pandemisë. 

Mësohet se rezervimi i biletave mund të bëhet vetëm online. Të paktën 15 minuta pushim mes shfaqjeve për ajrosje dhe pastrim. Nëse konstatohet një rast pozitiv duhet të pastrohet kinemaja.

Sipas MSH, asnjë klient me temperaturë mbi 37.5 gradë nuk do të lejohet të hyjë në kinema. Për më tepër urdhërohet që nga shfaqja në shfaqje të ketë pushim jo më pak se 15 minuta, për të kryer pastrimin dhe ajrosjen e duhur.

Po ashtu distancimi fizik do të jetë 1.5 m nga çdo klient teksa nuk lejohet ushqimi dhe pijet në kinema.