Është zbardhur vendimi i GJKKO-së  ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit.

Për Berishën, organi i drejtësisë ka caktuar masën detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha nën akuzën për korrupsion pasiv.

Masa e sigurisë për ish-kryeministrin e vendit u dha në kuadër të hetimeve nga SPAK për privatizimin e kompleksit sportiv të klubit “Partizani” në Tiranë.

Pasditen e djeshme, u ndalua në aeroportin e Rinasit dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua nga policia.

Akuzat që rëndojnë ndaj dhëndrit të Berishës, janë korrupsion, pastrim i produkteve të veprës penale, ose veprimtari kriminale.

Siç shihet edhe në dokumente, ndërtuesi Fatmir Bektashi, ndaj të cilit u caktua masa ‘detyrim paraqitje’ akuzohet për të njëjtat vepra si Malltezi.

foto galeri
foto galeri