Pas kërkesës së Partisë Socialiste, Gjykata e Durrësi ka vërtetuar sot mandatin e Valbona Sakos si kryebashkiake e qytetit të Durrësit, dy ditë pasi gjyqtarja Mimoza Margjeka nuk ia dha atë.
Në argumentet e përdorura nga gjyqtari i çështjes, Shpëtim Reka theksohet se vendimi i dhënë më datë 17 po nga Gjykata e Durrësit nuk ka hyrë në fuqi.
NJOFTIMI I GJYKATËS
Për vendimmarrjen e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës mbi kërkesat për vërtetimin e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Durrës
Nisur nga interesi i lartë publik në lidhje me vendimmarrjet e gjykatave mbi kërkesat për vërtetimin e mandateve të kryetarëve të bashkive dhe duke qenë se nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës janë dhënë dy vendime në lidhje me kërkesën për vërtetimin e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Durrës, sqarojmë publikun se:
Në datën 11.07.2019 është paraqitur nga Znj.Valbona Sako kërkesa për vërtetimin e mandatit të saj si Kryetare e Bashkisë Durrës. Kjo kërkesë është shqyrtuar dhe është rrëzuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin nr.175, datë 17.07.2019.
Në datën 18.07.2019 është depozituar nga Partia Socialiste e Shqipërisë si pjesëmarrëse në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane kërkesa për vërtetimin e mandatit të Znj.Valbona Sako si Kryetare e Bashkisë Durrës. Kjo kërkesë është shqyrtuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në datën 19.07.2019, duke u vendosur me Vendimin nr.181 pranimi i saj dhe vërtetimi i mandatit si Kryetare e Bashkisë Durrës të Znj.Valbona Sako, sipas Vendimit nr.944, datë 15.07.2019 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Për transparencë dhe informim publik, të dy vendimet përkatëse i gjeni të plota në vijim.
Vendimi data 19.07.2019 –
http://gjykata.gov.al/…/vendimi-valbona-sako-pranim-k%C3%AB…
Vendimi data 17.07.2019 –
http://gjykata.gov.al/…/vendimi-valbona-sako-rr%C3%ABzim.pdf





