Është zbardhur vendimi i SPAK, i cili ka kërkuar që ish-kryeministrit Sali Berisha t’i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç pjesëtareve të familjes.
Ishte parashikuar që kjo seancë të mbahej sot, por nuk u bë e mundur pasi avokatët e Berishës kërkuan edhe njëherë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke argumentuar se këtë herë kanë siguruar prova që ajo është shkarkuar në vitin 1996, kur në krye të KLD së kohës ishte Sali Berisha.
Kujtojmë se nesër do të mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme për caktimin e masës ndaj kryedemokratit, procedurë kjo pasi Kuvendi miratoi me 75 vota pro kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit ndaj tij.