Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë dhënien e një fondi shtesë për KQZ-në.

Mbledhja e Këshillit të Ministrave i ka dhënë jo pak, por 205 290 000 milionë lekë të reja KQZ-së, për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato të pjesshme në Kavajë.

133 milionë lekë do të shkojë për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa për ato në Kavajë shkojnë 7 mln e 290 mijë lekë.

VKM-ja e qeverisë parashikon që një fond prej 65 milionë lekësh ti jepet KQZ-së për financimin e partive politike që do të kryejën fushatën zgjedhore.