Ka marrë tjetër rrjedhë ngjarja e ditës së djeshme, ku u raportua se një 37-vjeçar ishte rrëzua në tokë në gjendje të dehur dhe për pasojë humbi jetën në spital.
I riu Egli Proga, i cili u gjet i shtrirë në rrugë dhe nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, raportohet se është dhunuar për vdekje.
Autori i dyshuar me iniciale D. M., është identifikuar nga policia dhe është shpallur në Kërkim.
Mësohet se viktima dhe autori janë komfliktuar në ambjentet e jashtme të një lokali.
37-vjeçari pas sherrit është futur për disa minuta brenda lokalit dhe më pas pasi ka dalë sërish ka rënë në rrugë pa ndjenja.
Edhe pse u transportua në spital i riu nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve. Ndërkohë pritet njoftim zyrtar nga policia.