28tetor 2015 – Prokuroria mbylli hetimet për një ngjarje të rëndë të ndodhur më 12 janar të këtij viti në rrugën Borgomasino, Lucento, në Torino. Marokeni 24-vjeçar, Said Wahdoud, u gjet në rrugë i pajetë, i masakruar nga goditjet me shkelma e grushte. Policia arrestoi në vend shqiptarin Ogert Rakipaj dhe bullgarin Veselin Malinov, ndërsa nisi hetimi për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në krim.
Nga hetuesit është konfirmuar se, autorët kanë vepruar në grup, për të dënuar marokenin, pas prishjes së pazareve. Ditën e sotme u bënë publik emrat e të akuzuarve të tjerë, të shpallur në kërkim. Ata janë shqiptarë: Izmir Krasniqi, Redion Rakipaj, Naim Vargu, Bojken Zeqo, Dorian Maliqi, Denison Rrapaj e Fabricio Fessi, italiani i vetëm në bandë. Emrat u bënë publikë nga mediat italiane, sipas të cilave këta persona janë shpallur në kërkim.
/portali DurresLajm/