11nëntor 2015 – Zbardhen nga policia e Tiranës rrethanat e krimit të ndodhur sot në një restorant në periferi të kryeqytetit. Policia ka shpjeguar versionin zyrtar të ngjarjes duke thënë se viktima, Enton Nika, është qëlluar me pistoletë dhe pronari i restorantit në të cilin ai ndodhej, ka mbetur i plagosur me sende të forta. Polica sqaron se ka sekuestruar pamjet filmike nga vendi i ngjarjes dhe nga ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve. Në një njoftim për mediat, policia deklaron se viktima dhe pronari i lokalit rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal.
Version i plotë i Policisë për ngjarjen:
Më datë 11.11.2015, në orën 14:10 minuta në Sallën Operative ka mbërritur një telefonate se, në fshatin e quajtur Linzë ,në rrugën e Dajtit, në restorantin me mbishkrimin “MURAGA”, ka persona te qëlluar me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, si edhe Prokurori i gatshëm.
Në vendngjarje, nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi Enton Nika vjeç 30, është qëlluar me arme zjarri pistolete i cili me pas ka ndërruar jete si edhe ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale I.Gaxheri (pronar i restorantit) i cili dyshohet te jete goditur me qytën e pistoletës.
Viktima, Enton Nikaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë të mëparshëm penal
I plagosur, shtetasi me iniciale I.Gaxheri, banues në Tiranë me precedentë të mëparshëm penal.
Pas këtij veprimi autoret e dyshuar janë larguar nga ambientet e restorantit me një automjet të dhëna të tjera nuk mund të jepen për arsye hetimi.
Gjatë këqyrjes të vendit të ngjarjes janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 copë gëzhoje pistolete, si edhe është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike të kamerave që dispononte ky restorant.
Gjithashtu nga ana e Policisë janë ngritur grupe të shumta kontrolli ku janë kryer një sërë kontrolle banesash dhe po punohet për zbardhjen e dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
/portali DurresLajm/