PERMET, 15 maj 2013– Jetjon Veizaj kishte për qëllim vrasjen e taksistit e bashkëpasagjerit dhe më pas grabitjen e tyre. Kështu njoftojnë autoritetet policore se ka thënë i dyshuari gjatë deklarimit në komisariat teksa ka pranuar vrasjen e një personi brenda në taksi ditën e hënë.

Policia e Gjirokastrës dha edhe detaje të krimit: Mbrapa fushës së Sportit të qytetit Këlcyrë , në një parcelë të mbjellë me pemë po lëviste shtetasi i dyshuar si autori i vrasjes së shtetasit Andi Naci.

Efektivat e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalojë por shtetasi Jetjon Veizi , ka hapur zjarr drejt forcave të policisë të cilat i janë kundërpërgjigjur me zjarr.Shtetasi Jetjon Vizi pasi i kanë mbaruar fishekët ka tentuar të largohet me vrap por nuk ka mundur ti shpëtojë rrethimit të Policisë.

Në momentin që forcat e policisë janë afruar për të prangosur  shtetasin Jetjon Veizi, ky i fundit  ka sulmuar forcat e policisë me dy thika të mëdha  që mbante në dorë duke plagosur në dorë jashtë rrezikut për jetën njërin nga punonjësit e Policisë.Shtetasi Jetjon Veizi është prangosur nga forcat e policisë dhe gjatë arrestimit ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë  me të cilën shtetasi ka vrarë shtetasin Andi Naçi, dy thika të mëdha , një çekan , një kaçavidë  dhe një maskë.

Sipas policisë: Ky shtetas ka dashur që fillimisht të vrasë drejtuesin e taksisë dhe më pas pasagjerët me qëllim grabitjen e automjetit dhe të pasagjerëve , por në momentin e parë pistoleta nuk i ka shkrepur dhe pasi e ka mbushur me shpejtësi nuk ka mudur dot të realizojë qëllimin e tij dhe ka mundur të vrasë vetëm shtetasin Andi Naçi , pasi drejtuesi i taksisë kur ka parë që  ky shtetas ka mbushur  pistoletën për herë të parë dhe nuk i shkrepi ka ndezuar makinën e më pas i ka dhënë gaz duke detyryar shtetasin Jetjon Veizi të zbresë në ecje e sipër nga automjeti.

Policia tha se autori i vrasjes pas krimit është fshehur në mal dhe gjatë ditës së djeshme ka tentuar të largohet për në fshatin Fratar të rrethit Përmet pasi ai është dhe fshati i tij i lindjes  dhe ka shtëpinë e vjetër të prindërve aty me qëllim që të fshihej.

Të hënën, Andi Naçi 27-vjeç u ekzekutua me armë në Këlcyrë brenda në taksi nga bashkëpasagjeri i tij, Jetjon Veizaj.

26-vjeçari, i cili u arrestua mbrërmjen e djeshme nga policia e Gjirokastrës ishte një person me precedentë të mëparshëm penal.

Veizi, i dënuar më parë për vjedhje , vjedhje me dhunë e armë të një shtetaseje dhe një shtetasi  në Tiranë si dhe për  vjedhje me armë të kazinove në Tiranë