Një ditë pas atentatit që ndodhi në Sukth, ku mbetën të vrarë ish-shefi i Krimit Ekonomik, Ervin Dalipaj dhe miku i tij, Xhino Dauti, policia po punon për zbardhjen e krimit dhe identifikimin e autorëve.
Mësohet se policia e Durrësit ka sekuestruar një numër të madh të kasetave me pamje filmike nga kamerat e sigurisë së objekteve dhe bizneseve të shumta që ndodhen në autostradën Durrës-Tiranë pranë vendit ku ndodhi vrasja.
Teksa të gjitha pronarët e bizneseve janë shprehur të gatshëm të japin pamjet filmike, policia nuk ka pasur mirëkuptimin e njërit prej tyre. Një prej subjekteve që ka 4 kamera sigurie dhe fushëpamje të plotë mbi vendin ku ndodhi vrasja nuk e ka ndihmuar Prokurorinë dhe policinë për t’i dhënë materialet e kamerave duke u justifikuar se nuk kanë server.
Sipas tij, kamerat filmojnë, por nuk ruhet asgjë. Nuk dihet nëse ky arsyetim është verifikuar apo nëse pronari i objektit i druhet dikujt për të vënë në dispozicion të policisë pamjet e kamerave.
Ndërkohë që për këtë ngjarje, policia ka shoqëruar 18 persona.





