Kryeinspektori Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda, ka zhvilluar një vëzhgim në terren të masave të marra në terren nga strukturat në varësi, për garantimin e një sezoni turistik të sigurt e të shëndetshëm.
“Në të gjithë vendin janë kryer 6400 inspektime në bare, restorante, fast-food-e, pishina e ambiente akomoduese. Janë vendosur 52 masa administrative për mungesë të kushteve higjieno – sanitare dhe të ruajtjes së produkteve ushqimore”, tha Eltar Deda.
Inspektimi u bëhet edhe ujësjellësve dhe pishinave një shqetësim ky i ngritur gjerësisht nga pushuesit, për shkak të infeksioneve që u përhapen në lëkurë.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka në organikë 320 inspektorë në të gjithë vendin, me detyrë specifike kontrollin higjieno – sanitar.
K.H.





