Zbardhen detaje të reja nga takimi i ambasadorëve Yuri Kim dhe Luigi Soreca me kryeministrin Edi Rama. Takimi u zhvillua paraditen e sotme në Kryeministri dhe zgjati pak më shumë se një orë.
Burime nga ambasada amerikane dhe ajo e BE, bëjnë me dije për BalkanWeb, se ambasadorët Kim e Soreca e kanë falënderuar kryeministrin Rama për udhëheqësinë e tij në sigurimin e miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit, duke e ftuar të punojë me shpejtësi për zbatimin e saj.
Gjithashtu, ambasadorët kanë mirëpritur vazhdimin e diskutimeve të ndërsjella në Këshillin Politik, në lidhje me ndryshimet shtesë, duke kërkuar që të respektohet fryma dhe rezultatet e “5 qershorit”.





