Moment i shpifur është ky kur një burrë tregon se ka gjetur një mi të ngordhur brenda shishes së tij të ‘Coca-Cola’-s. Diego Pereya, nga Argjentina, tregon në kamera shishen e pijes së gazuar.
Ai tha se kishte zbuluar diçka të pazakontë në shishe dhe kishte vendosur ta filmonte. Në fund të shishes zbulohet një mi i vogël i ngordhur.
“Të gjitha qimet që kanë ngecur në shishe janë nga ky mi i vogël. Gjeta një mi në të. Ndaloni së konsumuari Coca-Cola njerëz”, tha Pereyra!
Kompania e “Coca-Cola”-s ende nuk ka dhënë komente mbi videon e cila është shpërndarë mbi qindra herë në rrjetet sociale.





