Një 38- vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti rrugor. Teksa ka zbritur nga makina së bashku me bashkëshortin, të dy janë përplasur nga një minibus. Si pasojë gruaja M.B. ka humbur jetën, ndërsa burri A.B. është plagosur.

Mësohet se çifti nga Pogradeci udhëtonte me mjetin tip Benz me targë AA 203 CA, por në një moment, në vendin e quajtur ura e Murrashit, mjeti ka dalë nga rruga. Të dy, kanë dalë nga mjeti për të parë çfarë dëmtimesh kishte dhe në atë moment janë përplasur nga minibusi.

Njoftimi i policisë:

“Njoftohemi se sot më datë 10. 09. 2016 shtetasi A. B, banues në Pogradec duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë me targa A A 203 CA, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan në vendin e quajtur ura e Murrashit, ka dalë nga rruga. Shtetasi A. B, i cili ka qenë duke udhëtuar me bashkëshorten e tij, shtetasen M.B, 38 vjeçe kanë zbritur nga makina për të kontrolluar nëse mjeti ka dëmtime. Më pas mjeti tjetër minibus me targa A A 986 I F drejtuar nga shtetasi R. S , 40 vjeç, banues në Korçë, që po lëvizte në aksin rrugor Librazhd – Elbasan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen M. B”.