Luton nuk e evitoi humbjen në transfertë përballë West Ham me shifrat 3-1. Pas kësaj disfate, Luton rikthehet zyrtarisht në Championship, një fakt që tensionoi tifozët miq të pranishëm në “London Stadium”.

Tifozët e Luton u filmuan duke u përleshur me punonjësit e sigurisë pak minuta para fundit të ndeshjes.

Gjithçka nisi kur dy prej punonjësve të sigurisë i kërkuan disa tifozëve të mbanin distancën e parashikuar nga fusha. Këta të fundit nuk pranuan dhe turma për pak sa nuk doli jashtë kontrollit. Të pranishme ishin edhe forcat e policisë që bënë të mundur rikthimin e rendit duke shmangur një moment që mund të bëhej vërtet shqetësues.