Greqi, 14 shtator 2014 –  Varri i lashtë maqedonas që është duke u gërmuar në Greqi, po jep të dhëna të reja mbi historinë dhe kulturën e rajonit, ndërsa arkeologët kanë thelluar kërkimet e tyre.

Varri besohet se i përket mbretërisë së Aleksandrit të Madh e prej tij janë nxjerrë dy statuja mermeri, të cilat janë shtuar spekulimet se ato që mund të dalin në dritë në gërmimet e mëtejshme mund të jenë të një domethënieje të madh historike.

Konstantinos Tassoulas, ministri grek i Kulturës, shpjegon përse zbulimet po nxisin kaq shumë kureshtje dhe padurim.

"Varri i zbuluar është i përmasave të paprecedent në të gjitha rajonin e Ballkanit. Është gjithashtu shumë impresiv për teknikën artistike të përdorur. Ndërsa gërmimet bëjnë progres, elementët e elaboruar dekorativë që dalin në dritë shfaqin një bukuri mahnitëse përpara syve tanë", thotë ai.

Gërmimet po zhvillohen në afërsi të Amfipolis në veri të Greqisë. Disa ekspertë të fushës po shprehen ditët e fundit se madhësia dhe madhështia e varrit tregon se mund të jetë i një prej anëtarëve të familjes së Aleksadrit të Madh.

Këto zëra po shtohen gjithnjë e më shumë. Arkeologu Athanasios Salonikios përmbledh atë që e diferencon këtë varr nga të tjerët.

"Ka disa varre të gërmuara nga kjo periudhë specifike e historisë në Amfipolis,  Por ky i fundit është përtej përmasave të të gjithë të tjerëve që janë zbuluar. Është unik", thotë ai.

Shumë nga thesaret e varrit mbeten të pazbuluara. Deri tani arkeologët kanë eksploruar më pak se gjysmën. Një statujë mermeri pesë metra e lartë e një luani mendohet se ka qëndruar në krye të varrit madhështor dhe shërben si një provë se kushdo që është varrosur aty ka qenë një person shumë i rëndësishëm. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/