Fermeri irlandez, Jack Conway, bëri një zbulim të mahnitshëm në afërsi të banesës së tij.
Varrosur 3 metra nën sipërfaqe, Conaway gjeti rreth 10 kilogramë gjalpë që vlerësohet të jetë të paktën 2 000-vjeçar.
Akoma më i çuditshëm është fakti se zbulime të tilla nuk janë të pazakonta. Qindra topa gjalpi moçali mijëra vjeçarë janë gjetur në Irlandë dhe Skoci.
Sipas historianëve, gjalpi në mesjetë ishte një produkt luksoz që përdorej për të paguar taksat apo qiratë.





