Në një rast që ka tronditur Australinë, një grua jetoi me trupin e pajetë të vëllait të saj gati pesë vjet në një shtëpi të mbushur me minj, në një nga periferitë më të pasura të Viktorias.

U bënë ankesa të shumta për gruan rreth 70 vjeçe që duket të jetë e sëmurë mendërisht, një grumbulluese e njohur që mbante grumbuj mbeturinash brenda dhe rreth njësisë së saj të banimit, raporton noa.al.

Vëllai i saj u zhduk disa vite më parë, por kur gruaja u arrestua për një çështje pa lidhje, në banesë u ushtrua kontroll ku u bë zbulimi shtangës.

Specialistët e mjekësisë ligjore me kostume të rrezikut biologjik morën atë që kishte mbetur nga burri i vdekur.

Newtown konsiderohet si një nga lagjet më të pasura në Geelong.

Çmimi mesatar i banesave aktualisht qëndron në 1.1 milion dollarë.

Banorët në rrugën Russell të Newtown-it e përshkruan njësinë si një “shtëpi tmerresh”.

Fqinja Nicole Stratton tha: “Kishte gjithmonë një erë, por ne thjesht menduam se ishin grumbujt e mbeturinave”.

Shkaku i vdekjes së burrit nuk është bërë publik dhe mjekësia ligjore po heton.