Zbulime të reja tronditëse po dalin në dritë për ish të dashurën e Jerome Boateng, e cila vrau veten një vit e gjysmë më parë.
Kasia Lenhardt ishte në një lidhje me ish-mbrojtësin e Bayern Munich, por lojtari gjerman duket se ishte sjellë keq ndaj saj dhe kishte vazhduar disa herë të zihej.
Vajza vrau veten, megjithatë hetimet për të përcaktuar nëse Boateng është drejtpërdrejt apo indirekt përgjegjës janë në vazhdim.
Sipas një raporti më të ri nga CORRECTIV, Boateng dyshohet se e detyroi ish të dashurën e tij të nënshkruante një dokument që ligjërisht nënkuptonte se ajo “të rrinte e heshtur” për marrëdhënien e tyre, ku ai dyshohet se abuzoi me të.
Më në fund, Kasia u vetëvra më 9 shkurt 2021, dy javë pas nënshkrimit të dokumentit në fjalë.





