Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani ka reaguar pas zbulimit të laboratorit të drogës në Qerekë të Fushë Krujës.

Dumani, e konsideron si një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

Ai njofton se do të goditen rrjetet kriminale që kërcënojnë sigurinë dhe drejtësinë e vendit tonë.

Ky hetim është dëshmi e qartë se SPAK është i përkushtuar për të ndjekur dhe goditur rrjetet kriminale që kërcënojnë sigurinë dhe drejtësinë në vendin tonë. Suksesi i deritanishëm i këtij procedimi penal tregon se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ekspertiza e brendshme janë çelësi për rezultate konkrete”, u shpreh ai.

Ndërsa, prokurori i çështjes, Adnan Xholi, theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve të posaçme të hetimit në zbardhjen e këtij rrjeti.

Ky hetim na ka treguar një model të ri dhe kompleks të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku ekspertiza e huaj kombinohet me elementët lokalë për të ngritur një sistem të integruar kriminal. Goditja e këtij rrjeti është një sinjal i fortë për të gjithë ata që mendojnë se mund të operojnë të pandëshkuar”, u shpreh ai.