28 shtator 2015 – Shkencëtarët e NASA-s  gjejnë prova të rrjedhjes së ujit në Mars

Pavarësisht reputacionit si një vend i pajetë dhe i shkretë, ka gjasa që në Mars të ketë ujë.

Shkencëtarët raportuan sot (28 shtator) shenja definitive të ujit të lëngët në sipërfaqen e Marsit, një gjetje që rrit spekullimet për ekzistencën e jetës.

“Kjo gjetje na jep mundësinë për të parë se ku duhet të fokusohemi më shumë,” thotë Alfred McEven, një profesor i gjeologjisë në Universitetin e Arizonës.

Në një artikull të publikuar në revistën Nature Geoscience, McEven dhe shkencëtarët e tjerë identifikuan molekula me ujë dhe kripëra.

/portali DurresLajm/