William Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza zbuluan se si qelizat përshtaten kur niveli i oksigjenit bie dhe sipas Akademisë Suedeze gjetjet e tyre po çojnë në trajtime për aneminë, madje edhe kancerin.
Qelizat e trupit tonë e përdornin oksigjenin për ta kthyer ushqimin në energji të përdoshme.
Rëndësia themelore e oksigjenit është kuptuar përgjatë shekujve, por mënyra sesi qelizat përshtaten me ndryshimet në nivelet e oksigjenit ka qenë prej kohësh e panjohur.
Nivelet e oksigjenit ndryshojnë në pjesë të ndryshme të trupit, veçanërisht gjatë stërvitjeve.





