Një kartolinë e dërguar në vitin 1983, po qarkullon në rrjetet sociale.
Përmbajtja e saj është jo e zakonshme, tregon se si dikur vëllezërit Edi dhe Olsi Rama i dërgonin kartolinë urimi për Vitin e Ri, Spiro Kolekës.
Spiro Koleka ishte inxhinier ndërtimi, ushtarak dhe politikan komunist shqiptar nga Shqipëria. Ai ka qenë anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare që nga viti 1943.
Nga 1948-a deri në vitin 1981, ai ka qenë anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë (Partia Komuniste). Spiro Koleka ka qenë partizan në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
Pas Çlirimit, ai mbajti postin e zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave dhe njëkohësisht nënkryetar i Presidiumit Popullor. Koleka ka qenë deputet në të gjitha legjislaturat periudhës së regjimit komunist, ndërsa deri në vitin 1948 ai ka qenë ministër i Punëve Botore. /Shekulli





