E mbani mend spektaklin që dhuroi Gary Leneker, kur Leicester City fitoi titullin kampion në Premier League për herë të parë në histori?
Ikona e futbollit anglez, tashmë në rolin e analistit, u shfaq vetëm me të mbathura në studio, duke mbajtur premtimin e dhënë në rast se "Dhelprat" do ta fitonin kampionatin.
58-vjeçari, më shumë se tre vite pas këtij episodi, zbulon një tjetër prapaskenë. BBC kishte vendosur që poshtë bokserave të bardha gjithçka të mbahej nën kontroll me një shirit ngjitës, që asgjë të mos dilte "pozicion jashtë loje".
Bosët e BBC kishin frikë se teleshikuesit mos dallonin me shumë se ç’duhet, kështu që preferuan t’i mbanin të lidhura “asetet” e Lineker.
"Megjithëse bokserat ishin mjaft të gjata, njerëzit e garderobës më mbështollën me një shirit ngjitës, për t'i mbajtur të gjitha bashkë, që të shmangej çdo ekspozim i padëshiruar," – deklaroi Lineker.





