Angli, 5 prill 2014 – Eva Braun, gruaja e Adolf Hitlerit, e martuar me të vetëm ditën e fundit të jetës së tyre në një bunker të Berlinit, ka origjinë hebraike. Është ky zbulimi i bërë nga rrjeti britanik «Channel 4», i cili deklaron se në bazë të analizave të reja të ADN-së, të realizuara në kuadër të një dokumentari që do të shfaqet ditën e mërkurë, ka dalë në dritë fakti shokues.
Teza e hedhur nga rrjeti britanik bazohet në analizën e ADN-së, bërë flokëve të gjetur në një krëhër në Berghof, rezidenca e Hitlerit në Bavierë, ku Eva Braun jetoi gjatë viteve të Luftës së dytë Botërore. Në flokët e marrë në analizë, ekspertët kanë identifikuar një sekuencë specifike, të ngjashme me atë të hebrenjve aschenaziti (pasaradhës të komuniteteve hebraike të mesjetës), që përbëjnë 80% të popullsisë së përgjithshme çifute.
Në Gjermani shumë hebrenj aschenaziti ishin konvertuar në katoliçizëm gjatë viteve 1800. Për të qenë plotësisht të sigurt se flokët e gjetur i përkasin Eva Braunit, do të ishte e domosdoshme të krahasohej analiza e ADN-së me atë të të afërmve të gruas që vdiq në krahët e Hitlerit, por këta të fundit refuzojnë ta bëjnë këtë gjë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





