Gishtat e duarve mund të zbulojnë aspekte të caktuara të personalitetit tonë, e njëjta gjë ndodh me gishtat e këmbëve, shkruan “Italia Feed”. Nëse jeni kuriozë, bëjeni këtë provë tani dhe mësoni diçka më shumë për personalitetin dhe veten tuaj!
1-Këmba romake
Të kesh këmbën romake do të thotë të kesh shumë shanse të jesh person karizmatik dhe i suksesshëm në biznes. Ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes.
2-Këmba katrore
Të kesh një këmbë katrore do të thotë që je një person i qetë dhe llogaritës, je efikas dhe nuk i pëlqen njerëzit pa përmbajtje.
3-Këmba greke
Të kesh gishtin e dytë më të madh se të tjerët, zakonisht do të thotë të sillesh si artist. Ju pëlqen të motivoni njerëzit përreth jush. Jeni një person plot energji.
4-Këmbë në formë shkallësh
Një këmbë e imët dhe delikate, në formë shkalle, është një shenjë e një personi të rezervuar që di të mbajë sekretet.





