1300 galaksi janë zbuluar në një pjesë të vogël të qiellit, nga një teleskop i teknologjisë së fundit. E ndërsa deri më tani mendohej se ishin vetëm 70 të tilla.

Radio-teleskopi MeerKAAT i Afrikës së Jugut tregoi fuqinë e tij fenomenale një ditë më parë, duke zbuluar 1300 galaksi në një pjesë të vogël të university.

Imazhet e gjetjeve të fundit u publikuan sot. Kontigjenti i plotë i MeerKAT me 64 receptorë do të integrohet vitin e ardhshëm në një tjetër teleskop që pritet të jetë më i fuqishmi në botë.

Fernando Camilo, shkencëtari udhëheqës i vrojtimit në Afrikën e Jugut, tha se imazhet e prodhuara nga MeerKAT janë shumë më mirë nga ç’pritej.