Gjatë ditës së djeshme Policia e Dibrës ka sekuestruar 138 kg kanabis, ku 38 kg ishte e përpunuar dhe e paketuar ndërsa rreth 100 kg lëndë narkotike e papërpunuar ishte futur në thasë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë arrestuar A. Topore, 33 vjeç, banues në Tiranë, K.S., 17 vjeç, banues në fshatin Fushë-Kastriot dhe V. Hoxha, 36 vjeçe, banuese në fshatin Vakuf, Dibër.

Si dhe është shpallur në kërkim pronari i banesës M.S, banues në fshatin Fushë-Kastriot, Dibër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë zjarri.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.