Partitë opozitare janë dakordësuar për 3 kandidatë potencialë për të garuar përballë Ogerta Manastirliut të PS-së në zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë Tiranë.
Gazetari Osman Stafa raporton se në mbledhjen e përfaqësuesve të Partisë Demokratike me aleatëtë, ditën e sotme, është dakordësuar deri tani parimisht për tre emra, të cilët janë politikës.
Mësohet se kandidatë potenciale për Bashkinë e Tiranës janë Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj.
Pas takimit, përfaqësuesit e PD-së, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti, si edhe deputeti i Partisë “Mundësia” Erald Kapri, që morën pjesë në tryezën e diskutimeve bënë me dije se është rënë unanimisht dakord për faktin që opozita do të dalë me një kandidat të vetëm.
Ende nuk ka një datë për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë Tiranë. Kryeministri Edi Rama çoi ditën e djeshme vakancën në Presidencë, ndërsa nga ana e tij, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt, ka ankimuar në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga detyra.





