1 shtator 2015 – Një sasi prej 500 kilogramësh drogë, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria, është zbuluar në kryeqytetin e Italisë në një vilë në zonën e Ardeas.
Operacioni është bërë gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme dhe në pranga janë vënë dy emigrantë, një shqiptar 27-vjeçar dhe një maroken 29-vjeçar, emri i të cilëve nuk bëhet ende me dije.
Gjatë aksionit të policisë ka pasur dhe rezistencë nga ana e marokenit, i cili ka dashur të arratiset, ndërsa shqiptari është kapur menjëherë në automjetin ku po tregtonin drogën.
Policia po mbante nën vëzhgim vilën ku u zbulua droga për shkak të lëvizjeve të dyshimta që bëheshin dhe numrit të madh të njerëzve që hynin e dilnin.
/portali DurresLajm/