Në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja” në Lezhë janë dëmtuar disa ambiente dhe janë marrë pajisje elektronike.

Drejtoresha e shkollës kishte njoftuar policinë pasi kishte konstatuar pesë dyer të dëmtuara dhe mungesën e disa dokumenteve dhe pajisjeve.

Pas veprimeve të para hetimore, policia arriti të identifikojë dhe të procedojë penalisht në gjendje të lirë dy të mitur, 17 dhe 14 vjeç, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me katër persona të tjerë kanë hyrë në ambientet e shkollës dhe kanë marrë 16 laptopë si dhe pajisjen DVR të kamerave të sigurisë.

Nga pamjet e kamerave rezulton se në ngjarje kanë marrë pjesë gjashtë persona. Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë dhe për gjetjen e pajisjeve të marra.