68.23 kg kanabis sativa është sekuestruar ditën e sotme nga policia e Sarandës.
Mësohet se në pranga ka rënë 65-vjeçari Ajet Lata, si posedues i lëndës narkotike, lindur në Tepelenë dhe banues në Gjashtë të Sarandës.
Lënda narkotike u gjet e fshehur në depon e banesës së Latës, në një bidon plastik brenda të cilit ishin futur 22 pako me lëndë narkotike, mbështjellë me qese plasmasi dhe natriban ngjyrë kafe.





