• Astronomët kanë zbuluar tetë planetë që janë larg nga yjet e veta, aq sa është e nevojshme të zhvillohet jeta në to.

7 janar 2015 – Në mesin e planetëve rishtas të zbuluar, janë dy sosh shumë të ngjashëm me Tokën. Ngjashmëria e tyre është më e madhe nga të gjithë planetët e zbuluar dhe ata na e përkujtojnë Tokën. Planetët rreth yjeve të veta orbitrojnë në të ashtuquajturën “Zonë e pjerrtë e artë” në të cilën ka kushte për ekzistimin e ujit e me të edhe të jetës, përcjell Koha.net.

“Në shumicën e sipërfaqeve të këtyre planetëve me siguri se janë shkëmbinjtë, ngjashëm sikur në Tokë”, ka thënë astronomi Guilermo Torres.

Torres dhe kolegët e tij kanë zbuluar planetët duke analizuare të dhënat e grumbulluar në teleskopin Kepler të NASA-s. Planetët rrotullohen përreth yjeve më të vegjël e më të ftohtë se sa Dielli ynë.

Njëri planet është quajtur Kepler 438b dhe është pak më i madh Toka. Ai është larg nesh 470 vjet dritë. Planeti i dytë e ka emrin Kepler 442b dhe për një të tretën është më i madh nga Toka.

"Nuk jemi të sigurt nëse këta planetë janë të banueshëm, por e dimë me siguri se ata janë kandidatët më seriozë për këtë“, ka thënë kolegu i Torresit David Kiping.